






Katër minuta horrori të transmetuara direkt në Facebook. 20- vjeçari Wuttisan Wongtalay, vrau vajzën e tij 11 muajshe dhe më pas u var, në një pallat të braktisur në Phuket të Tajlandës.
Alarmi për krimin tronditës u dha nga 21- vjeçarja Jiranuch Trirat, nëna e së miturës, e cila nuk pati mundësi të bënte gjë tjetër veçse të asistonte në vrasjen e vajzës dhe të flijimin e partnerit të saj.
Hetimet paraprake flasin për një veprim të kryer në inat e sipër, pasi Wuttisan ishte i fiksuar se Jiranuch kishte të dashur.
Natën duke u gdhirë e diela, i përfshirë nga xhelozia ai i dërgoi një mesazh në orën 3 të mëngjesit partneres së tij duke e kërcënuar me vdekje.
“Kontrollova telefonin në mes të natës dhe lexova kërcënimet. Isha e frikësuar dhe u largova duke e lënë time bijë Beta në shtëpi me të. Kur u ktheva pasdite, vajza ime dhe Wuttisan nuk ishin më. Tentova që t’a telefonoja disa herë për t’i kërkuar të sillte vajzën në shtëpi, por nuk arrija ta kontaktoja. Më pas hyra në Facebook, ku pashë videon dhe lajmërova policinë”, thotë gruaja.
Kur efektivët e policisë mbërritën në pallatin e braktisur ku Wuttisan ishte lokalizuar, ishte shumë vonë, babë e bijë u gjetën të varur në litar.
“Bëhet fjalë për një vrasje- vetëvrasje, për shkak të një xhelozie të çmendur”, tha zëdhënësi i policisë Sanit Nookhong.
Sipas tij, Wuttisan dyshonte se e fejuara e tij kishte lidhje me meshkuj të tjerë dhe në këtë mënyrë mendoi ta ndëshkojë duke vrarë veten dhe vajzën e tyre, ku çdo gjë u pa në një video live në Facebook. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





