
Fjalët dhe gjestet e Presidentit amerikan Donald Trump me dy astronautë në hapësirë, teksa ndiqej nga miliona njerëz në transmetim direkt po bëjnë bujë.
Batuta e Presidentit gjatë një bisede telefonike në distancë me stacionin hapësinor ndërkombëtar ISS, po bën xhiron e botës.
Trump telefonoi nga Shtëpia e Bardhë për të uruar Petty Whitson, astronauten amerikane, e cila ka shënuar një rekord në SHBA, me kohën e qëndrimit në hapësirë, duke kaluar 534 ditë e 48 minuta, të kaluara vitin e lënë pas nga kolegu i saj Jeffrey Williams, shkruan noa.al.
Aeronautja shpjegoi se për shkak të mungesës së ujit, janë detyruar të pinë urinën e tyre. “Më mirë t’iu ndodhë ju se mua”, replikoi Trump. Por kjo batutë e tij ngjalli polemika të shumta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





