Transmetuar më 25-04-2017, 20:15

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kamëz ku janë përplasur dy automjete.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në rrugën "Berisha".
Si pasojë e përplasjes njëri nga drejtuesit e mjeteve ka ngelur në brendësi të mjetit dhe ka qënë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikse për nxjerrjen e tij.
Mësohet se tre persona F.P., 30-vjeç, K.K., 34-vjeç dhe M.M., 28-vjeç, janë dërguar në QSUT dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





