
I shkarkuar sot nga detyra që mbante, atë të Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë lëvizje. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Çipa ka konfirmuar lajmin ndërsa ka deklaruar se ende nuk është vendosur nëse do të jetë pjesë e sektorit të Mbojtjes së Dëshmitarëve.
“Po. është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur. Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri. Jemi punonjës policie, herë do promovohemi dhe herë do ulemi në detyrë”, tha Çipa.
Ky i fundit prej dy vitesh drejtoi Policinë për sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





