








Nëna e dy fëmijëve Jodi Charlses, u tmerrua kur vajza e saj 14 vjeçare mori një paketë cigaresh në dorë dhe mbi të vuri re foton e gjyshit. 42 vjeçarja u shpreh e revoltuar që babai i saj të vdekur ishte përdorur si imazh paralajmërues në një paketë cigaresh.
Ajo tha se ishte mjaft e sigurtë për fotografinë e të atit David Ross, i cili ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare në vitin 2015 dhe se nuk kishte asnjë mundësi që ajo të ketë dhënë leje për përdorimin e fotos së tij.
Ai kaloi 10 muaj në spitalin Basildon të Essex, pasi në vitin 2014 u shtrua dhe qëndroi në kujdes intensiv për shumë kohë. Gruaja tha se dikush i ka bërë foton atij, ku burri shfaqet pa ndjenja në një shtrat spitali me tub frymëmarrje në gojë.
Por stafi i spitalit i ka hedhur poshtë pretendimet e 42 vjeçares, ndërsa Komisioni i Bashkimit Europian thotë se imazhi është i dikujt tjetër, por Jodi kërkon prova.
Kjo foto është një prej 42 imazheve të përdorura në paketat e duhanit si shenjë paralajmëruese për rrezikun që i shkakton ai shëndetit. Këto imazhe janë pjesë e ligjeve të Bashkimit Euriopian, në përpjekje për të ulur numrin e duhanpirësve. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





