Transmetuar më 25-04-2017, 16:33

Luiza Gega ka shkruar emrin përsëri në librin e rekordeve për atletikën, duke thyer një të tillë që rezistonte prej 28-vitesh.

Bëhet fjalë për rekordin kombëtar në garën e 10 mijë metrave, që mbahej nga Anila Kasati, me kohën 34 minuta e 46,01 sekonda, i vendosur në vitin 1989 në një miting ndërkombëtar në Greqi.

Gega e ka thyer sot atë gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri të shkëlqyer prej 33 minutash e 31 sekondash. Luiza vazhdon të tregojë se është një nga atletet më të mira të historisë të sportit shqiptar. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd