Transmetuar më 25-04-2017, 15:28

Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ardian Çipa është shkarkuar nga detyra që ai mbante prej 2 vitesh. Çipa e mori këtë detyrë, pasi u largua nga Drejtor i Policisë së Tiranës.

Mësohet se shkarkimi nga policia Çipës i është komunikuar nga kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky i fundit ka zhvilluar një takim që ka zgjatur mbi 30 minuta mbi bilancin e  punës ku i ka komunikuar edhe largimin nga detyra.

Pritet që Çipa të mos largohet përfundimisht nga radhët e Policisë pasi Çako i ka propozuar një post në sektorin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Gjatë ditës së djeshme, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh të cilët kanë qenë problematikë në përballimin e situatës së kanabisit. Mësohet se urdhri për shkarkimin u ka shkuar edhe 12 drejtorëve të Policive në Qarqe. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd