Transmetuar më 25-04-2017, 14:56

Breshëri të shtënash pranë një ish- fabrike në Shkodër. Pasditen e djeshme rreth orës 17:00, në Shirokë, tek një ish fabrikë, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën e bllokuan gjashtë gëzhoja kalibër 7.62 mm, një pushkë me një krehër pa fishek.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshimet paraprake flasin për një konflikt mes disa personave ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd