














Besojmë se të gjithë e dini atë shprehjen që thotë se dashuria e prindërit për fëmijën nuk njeh kufi. Këtë shprehje e ka vërtetuar më së mirë një mama nga Australia, e cila ka krijuar një mënyrë mjaft interesante që djali i saj 2 vjeçar të konsumoj ushqimin.
Nëna quhet Laleh Mohmedi dhe në mënyrë që vogëlushi i saj të ushqehet, ajo përgatit me ushqimin personazhet e tij të preferuar vizatimor.
Çdo ditë e më shumë bëhet e vështirë që prindërit t’i ushqejnë në mënyrë të shëndetshme fëmijët e tyre, sidomos nëse bëhet fjalë për perime si karotat dhe brokoli.
“Në fillim bëra një luan, i cili dukej më shumë si një arush dhe ai e donte atë. Unë jam thjesht një njeri i fiksuar pas ushqimit të shëndetshëm dhe organik ", tha zonja Mohmedi për Daily Mail Australia.
Ushqimet e shumëllojshme të saj tashmë janë bërë virale në internet të cilat kanë marrë edhe përgëzimet e 500 mijë ndjekësve në Instagram. Ushqimet përmbajnë mish oktapodi , perime duke përfshirë avokado dhe patëllxhan, dhe çdo frut që mund të mendoni, veçse vlen të theksohet se krijimet e znj. Mohmedi janë sigurisht të shijshme.
Ajo shprehet se megjithëse ndonjëherë i marrin më shumë se gjysmë ore për t’u krijuar që t’i japë një formë të veçantë, ia vlen përpjekja për të siguruar që djali i saj po ha shëndetshëm. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





