Transmetuar më 24-04-2017, 19:22

Pasiviteti i saj brenda në shtëpinë e Big Brother tashmë është i ditur për gjithë publikun, por dikush gjendet shumë afër saj.

Vivi i bashkohet Armelës, Damianos dhe Keit që po diskutojnë mes tyre për Benardin. Të tre ata diskutojnë, por Vivi thjesht i dëgjon.

Fillmisht është Armela që e ngacmon Vivi. Më në fund na u bashkua edhe Vivi”, thotë Armela.

Më pas, është Musa që ndodhet në kuzhinë, i cili vazhdon të bëjë shaka me partneren e Keit. “Do ta gris fustanin me dhëmbë, do ta bëj fije-fije”, i thotë ai, ndërsa Vivi e shoqëron vetëm me një buzëqeshje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd