Transmetuar më 24-04-2017, 11:55

Ju kujtohet Juliana Pasha me flokë të shkurtra? Ka qenë shumë kohë më parë pasi tani ajo kishte arritur t’i zgjaste sërish. Dhe kur shihnim Julianën duke zgjatur flokët, ajo i pret sërish.

Juliana nuk eksperimenton shumë me flokët, por kur e bën, kalon në ndryshime drastike. Vetëm pak më parë, këngëtarja ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet se ka ndryshuar look.

“Mezi prita sa të më zgjateshin flokët që t’i prisja sërish shkurt”,- shkruan këngëtarja.

Zgjatja e flokëve ka qenë arsyeja për t’i prerë ato përsëri, por mund të themi se edhe ky model i shkon shumë Julianës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd