







Me një postim të gjatë prekës aktorja italiane Eva Grimaldi lajmëron në Facebook, vdekjen e nënës së saj 93- vjeçare.
“Më mësove të jetoj, të jem e lumtur dhe të besoj në ëndrra. Të qaja kur ishte e nevojshme, të vrapoja kur kisha forcë”, shkruan aktorja e kthyer nga Hondurasi në Itali rreth dhjetë ditë më parë, ku mori pjesë në reality show “Ishulli i të famshmëve- Isola dei Famosi”.
Më tej shton se e ëma nuk u dorëzua deri sa ajo u kthye. Eva shkruan se e ka admiruar gjithmonë të ëmën për kapacitetin e të qenit grua, nënë, mike dhe shoqe, pa i mohuar kurrë gjënë më të rëndësishme “dashurinë”.
Më tej ajo i referohet kthimit nga Hondurasi dhe eksperiencën në reality show, ku thotë se, “Priti në mirësinë e saj, që çdo gjë të kthehej në rregull. Më përqafoi për të fundit herë dhe pastaj u largua butësisht”.
Grimaldi u thotë lamtumirë së ëmës dhe i uron rrugëtim të mbarë, duke e mbyllur gjithçka me emrin e saj të pagëzimit, Milva. Aktorja pak kohë më parë deklaroi edhe prirjet e saj seksuale, duke pranuar publikisht lidhjen me një femër./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





