Transmetuar më 23-04-2017, 09:23

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i angazhuar në Shkodër nga Partia Socialiste në prag të fushatës elektorale, shigjeton opozitën lidhur me qëndrimin e saj.

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai thotë se mesazhi i dhënë nga zyrtarët amerikane për futjen në zgjedhje ishte i qartë, sikundër edhe për përfundimin e reformës në drejtësi e cila tha ai, është investim politik, teknik e financiar i BE dhe SHBA.

“Lulzim Basha ka zgjedhur që të bëjë diversion me Bashkimin Europian dhe SHBA. PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje te parakohshme dhe tani do shtyrje të tyre. Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e paligjshmërisë”, dekalroi Bushati pasditen e djeshme, nga Shkodra.

Më tej ai shtoi se PD e cila lindi si forca e shpresës, sot ka zgjedhur që të çojë veten në vetëvrasje politike. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd