Transmetuar më 22-04-2017, 10:05

Një grua në Divjakë ka rënë pre e ngacmimeve seksuale të një djali të ri.

32- vjeçarja K.K., ka denoncuar në polici 26 vjeçarin Daniel Boçka, banues në fshatin Babunjë, Divjakë duke thënë se e ka ngacmuar seksualisht.

Gruaja ka treguar se të riun nuk e njihte, por ai i ka bërë pritë në një rrugicë ku e ka ngacmuar me fjalë dhe e ka prekur në zonat intime.

32- vjeçarja ka bërë denoncimin në polici ndaj Boçkës për ngacmim seksual, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 26- vjetarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Ngacmimi seksual". /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd