


Ervini dhe Sidrita nga shtëpia e beqarëve, kaluan tek ajo e çifteve si dy të dashuruar. Por, ditët e bukura nuk po zgjasin shumë, pasi shumë probleme mes tyre kanë nisur.
Sidrita në një bisedë me Armelën tha se jashtë shtëpisë ka lënë një marrëdhënie. Ish i dashuri i saj aplikoi që të futej në Big Brother dhe këtë gjë ia kishte thënë edhe Ervinit, shkruan “GSh”.
Por, duket se Ervini nuk e ka pritur mirë këtë gjë, ndërsa ka thënë: "Jam në një situatë me marrë valixhen me ik, por po e mbaj veten me shumë sforco, pa dashur që jeta të bëhet si telenovelë”.
Mësohet se djali për të cilin foli Sidrita është një person me influencë në “showbizz’-in shqiptar dhe jo vetëm. Quhet Diedon Musa, stomatologu nga Mitrovica i Big Brother 8.
Udhëtimet e të dyve në Kosovë për punë kanë qenë të shpeshta dhe ky person e ka ndjekur hap pas hapi karrierën e Sidritës, duke shprehur mjaft interes për të.
Mësohet se raportet mes tyre nuk janë shkëputur totalisht pasi çifti ka vijuar të komunikojë qoftë edhe si miq të mirë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





