Transmetuar më 22-04-2017, 08:35








Mbretëresha Elizabeth e Anglisë ka mbushur ditën e djeshme 91 vjeç. Pallati Mbretëror ka uruar gjatë ditës Mbretëreshën, duke publikuar disa foto të vjetra shumë interesante të periudhave të ndryshme.
Sovrania angleze festoi ditëlindjen, ku me rastin e përvjetorit të saj profili në Twitter i familjes mbretërore angleze u mbulua me tullumbace me ngjyra.
Mbretëresha ndodhet në fron që nga viti 1952. Ndërkohë që nga viti 2015 ka thyer rekord me jetëgjatësinë në drejtimin e fronit anglez.
Një udhëtim në vite pa dhe me ngjyra…por shënjuar nga ngjarje të rëndësishme. Ja disa nga këto çaste. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





