Transmetuar më 22-04-2017, 07:52

Teksa qëndrojnë të dy të shtrirë dhe larg banorëve të tjerë, Damiano dhe Armela bëjnë plane mbi nominimet për javën që vjen, por edhe mbi lojën në përgjithësi.

“Supozojmë se Olsi dhe Fiorentina do të largohen, i bie 5 me 4 dhe sërish ne përfundojmë në nominim”, bën llogaritë Damiano, por për Armelën nuk ka asnjë problem. “Unë kam shumë qejf të jem në nominim”, thotë ajo, shkruan faqja e “BB”.

Damiano i thotë më pas partneres së tij se javën që vjen duhet të ndryshojnë. “Duhet të analizojmë shumë gjëra”, thotë Damiano. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd