Transmetuar më 21-04-2017, 21:32

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha ka habitur ditën e sotme me një foto që ka postuar në Instastory.

Edhe pse është një ndër personazhet më me shumë ndikim në vendin tonë dhe çdokush do donte të bënte jetën që ajo bën, jo gjithçka është ashtu siç duket.

Të paktën këtë kuptojmë nga fotoja që ka postuar vetë Lori, ku shihen 3 persona të veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar të cilat kanë kthyer kurrizin.

“Kur ti dhe të gjitha shoqet e tua jeni të vdekura nga brenda dhe urreni jetën, por bëni qejf së bashku”, shkruan ajo mbi foto. Lind pyetja se çfarë e ka mërzitur kaq shumë Lorin? /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd