Transmetuar më 21-04-2017, 19:10

Një 47 vjeçare e identifikuar si Judy Brown ndërsa ishte duke përjetuar dhimbje të forta të barkut po nxitonte për të shkuar sa më shpejt në spital. Duke menduar se diçka e rëndë po ndodhte me trupin e saj dhe se kjo pritej për shkak të moshës, ajo është ndeshur me lajmin që as nuk e kishte çuar ndonjëherë nëpër mend.

Sapo ka arritur në spitalin në Beverly, mjekët zbuluan se ajo nuk kishte asnjë shqetësim përveçse ishte shtatzënë. Por ajo nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.

Jo vetëm që Judy ishte shtatzënë, por ajo po bëhej nënë për herë të parë. Pas një ore që kishte arritur në spital, ajo solli në jetë një vajzë dhe që gëzonte shëndet të plotë, emrin e të cilës ia vendosën Carolyn Rose.

“Është pak e frikshme të jesh brenda spitalit dhe të mendosh se trupi yt po vuan nga diçka shumë e keqe, por të kuptosh që je shtatzënë dhe do lindësh direkt, kjo ishte e papërmbajtshme për mua", tha Judy Brown.

Gruaja dhe burri i saj Jason janë të martuar prej 22 vitesh dhe kurrë nuk e kanë gëzuar privilegjin e të qënurit prindër, por kjo nuk i ka privuar nga dashuria për njeri- tjetrin.

Ndërsa Jason është krejtësisht i dashuruar me vajzën e tij të vogël, dhe shprehet se edhe pse ajo do të jetë fëmija i tyre i vetëm ai ndjehet mjaft i lumtur që u bë baba dhe që familja e tyre e vogël u shtua me një tjetër anëtare. /b.l/noa.al/.