Transmetuar më 21-04-2017, 13:37

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar nga qeveria investim më të fortë për të luftuar kanabisin në vend. Gjatë një takimi që pati me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Vasili tha se në çështjen e trafikut të drogës, "qeveria duhet të jetë e pakursyer në forndet që vë në dispozicion, të metodave speciale të hetimit, ngritjes së grupeve të përbashkëta hetimore me agjencitë e tjera ligjzbatuese, etj".

Ndërkohë, në takimin me kreun e organit të akuzës, ministri Vasili i paraqiti këtij të fundit rekomandimet prioritare që duhen ndjekur nga organi i ndjekjes penale.

Këto rekomanime, tha Vasili, “janë ndërtuar jo vetëm mbi analizën e dokumentave strategjikë, por dhe në mjaft raporte ndërkombëtare që janë bërë prezente”.

Vasili shprehu domosdoshmërinë e bashkëpunimit institucional, si çelësi për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit. /k.k/noa.al/