Transmetuar më 20-04-2017, 23:34

Opinionisti Fatos Lubonja deklaron se çadra ku po proteston Partia Demokratike duhet të rezistojë.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lubonja thotë se rezistenca e çadrës është e rëndësishme, se nuk duhet zhdukur opozita.

Ai shton se nëse bie çadra dhe ikën PD, e ka radhën LSI.

“Nëse bie çadra, radhën e ka Ilir Meta. E para maxhoranca nuk ka reflektim dhe ne kemi pak përgjegjësi që këta u futën në çadër. Unë jam i këtij mendimi, PD duhet të rezistojë. Po i ra dhe çadra nesër mund të shkelën me këmbë. Po ra çadra jemi në rrezik më të madh. Rezistenca e çadrës është e rëndësishme, se nuk duhet zhdukur opozita.

Nëse bie çadra dhe ikën PD, e ka radhën LSI,”-deklaron Lubonja./a.k/noa.al/