Transmetuar më 20-04-2017, 08:00

Aksidentohet për vdekje një djalë i ri në Lezhë. Mëngjesin e sotëm, një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit rreth moshës 32- vjeçare, Eduard Nika. Nga dyshimet paraprake, mendohet se viktima ka gjetur vdekjen i mbytur nga uji, për shkak të bllokimit brenda mjetit në kanal.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Tale, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





