
Skuadra e Juventusit kualifikohet në gjysëmfinale të Ligës së Kampioneve, pas barazimit pa gola që arriti mbrëmjen e sotme kundër Barcelonës në “Camp Nou”.
Juventus kualifikohet falë fitores që arriti në Torino me rezultatin 3-0.
Gjathashtu edhe Monaco ka kaluar në gjysëmfinale të kompeticionit më të madh botëror falë fitores kundër Borusias së Dortmundit me rezultatin 3-1.
Golat për Monacon në këtë takim u shënuan nga Mbappe, Falcao dhe Germain, ndërsa për Dortmundin shënoi Reus.
Takimi i parë mes tyre përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të Monacos.
Mbrëmjen e djeshme në gjysëmfinale u kualifikuan edhe Real Madridi së bashku me Atletico Madridin.
Shorti i gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve do të hidhet të premten e ardhshme në Nyon të Zvicrës./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





