Transmetuar më 19-04-2017, 18:49

Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e raundit të parë të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Kreu i Kuvendit ka lexuar kushtet që parashikon ligji për zgjedhjen e Presidentit dhe më pas i ka kaluar fjalën kryetares së komisionit parlamentar të ligjeve Vasilika Hysi e cila lexoi raportin ku deklarohet se nuk ka asnjë kandidat për president.

“Komisioni konstatoi se asnjë kandidaturë për President nuk është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Votimi quhet i kryer edhe në konkurrim nuk është paraqitur asnjë kandidat që i paraqet seancës këtë raport me qëllim përmbylljen e procedurave të raundit të parë të zgjedhjes së Presidentit të ri”, tha Hysi.

Pas kësaj kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se raundi i parë quhet i ezauruar dhe ftoi konferencën e kryetarëve të mblidhej për të vendosur datën e ardhshme të raundit të dytë. /b.l/noa.al/