Transmetuar më 19-04-2017, 17:32

Pamje të reja janë publikuar pasditen e sotme nga policia e Shtetit lidhur me vrasjen e komisarit Artan Cuku 11 ditë më parë në pallatin ku banonte në "Rrugën e Kosovarëve”, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia e shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarje ë ndodhur më datë 8 prill 2017 ku u vra me armë zjarri ish drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal Artan Cuku.

Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 8 prill rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit "Melros", ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Policia garanton  anonimatin e plotë  dhe për çdo informacion të vlefshëm vë në dispozicion numrin e telefonit 0694110299. /b.l/noa.al/