Transmetuar më 19-04-2017, 13:08

Një vajzë e vogël është futur në thes nga tezja dhe gjyshja e saj, ku kjo e fundit e ka qëlluar disa herë për ti dhënë një mësim. Ato po kujdeseshin për vajzën, prindërit e së cilës kishin shkuar për të punuar në një qytet tjetër.

Sipas tyre, gjyshja e ka qëlluar vogëlushen me shkop dhe me shkelma prej dëshirave të pazakonta që ka. Ndërkohë, dyshohet se tezja është ajo që e ka filmuar.

Pamjet shokuese ku ajo nuk pushon së qari janë bërë virale në rrjete sociale, për të cilat policia kineze po investigon, ndërsa ka ndaluar dy gratë.

Gjatë marrjes në pyetje gjyshja u shfajësua se e kishte futur mbesën në thes për t’i dhënë asaj një mësim të mirë dhe për ta detyruar atë që heqë dorë nga zakonet e këqija.

Megjithatë, gruaja nuk ka dhënë detaje se për çfarë mund të kishte bërë gabim vajza. Rasti është duke u hetuar nga policia. /b.l/noa.al/