
Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogam, për fitoren në referendumin e 16 prillit. Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, duke cituar burime na presidenca turke, kreu i ekzekutivit shqiptar e ka telefonuar mbrëmjen e djeshme kreun e shtetit turk.
Mbrëmë ai ka marrë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





