Transmetuar më 19-04-2017, 10:09

Përfshihen nga zjarri dy shtëpi në Mallakastër, të cilat ndodheshin pranë njëra tjetrës. Mbrëmjen e djeshme, e martë, rreth orës 22:30 në fshatin Mushonjë të Çërrilës, Mallakastër, në një banesë me dy hyrje në pronësi të vëllezërve N.L., 69 vjeç dhe P.L., 66 vjeç, ka rënë zjarr.
Si pasojë e flakëve janë djegur çatitë e të dyja hyrjeve dhe orenditë shtëpiake. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje shkuan shërbimet zjarrfikëse dhe policia, duke vënë nën kontroll flakët, por pa shmangur dot dëmet e shumta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





