Transmetuar më 19-04-2017, 09:17

Digjet makina e një biznesmeni në Durrës, teksa ishte parkuar në anë të një rruge.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, e martë, ku rreth orës 23:30, në lagjen Nr.13, Plazh, është djegur pjesërisht automjeti tip Benz, në pronësi të biznesmenit Spiro Paço 26 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në automjet, ndërkohë që vijojnë ende hetimet. Paço është djali i drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor të Durrësit, Natasha Paço.
Lidhur me këtë ngjarje materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





