Transmetuar më 19-04-2017, 09:10

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm i dënuar për ekzekutimin e dy personave, është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

Perikli Marku 53 vjeç, lindur në fshatin Vig të Shkodrës, u ekstradua pasditen e djeshme nga Athina, drejt aeroportit të Rinasit, ku i’u dorëzua autoriteteve shqiptare.

Marku, është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Lezhës, në 20 maj të vitit 2002 për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”.

Ndërkohë Gjykata e Lartë e ka dënuar me 16 vjet dhe 8 muaj në burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Ai akuzohet se më 6 tetor të vitit 2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Lagja e Spitalit, Lezhë, ka vrarë me automatik shtetasit B. A dhe B. Z.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në shtetin fqinj, me qëllim ekstradimi. Pas krimit të kryer Marku ishte larguar nga Shqipëria me synim humbjen e gjurmëve./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd