
Lojërat politike brenda koalicionit PS-LSI, deputeti i PD Astrit Patozi i komenton si loja me luledelen “më do, s’më do”.
Ndërsa Ilir Meta heziton ende të firmosë vazhdimin e koalicionit me Edi Ramën për zgjedhjet e ardhshme, deputeti demokrat ironizon marrëdhënien e tyre, ndërsa Shqipërinë e krahason me tekstin klasik të luledeles. Sipas Patozit Meta këput lulet e kësaj luledele.
Në një status në Facebook, Patozi shkruan se është fatkeqësi për Shqipërinë që politika ka arritur në një pikë të tillë.
“Kryesisht për shkak të Edi Ramës, Shqipëria sot më ngjason me atë testin klasik të luledeles, "më do, s’më do". Ku petalet i këput Ilir Meta dhe gjithë të tjerët mbajnë frymën, se çfarë do teprojë për ta në goditjen e fundit.
Me argëton shumë kjo lojë, sinqerisht, kur përfytyroj suspancën e palëve të interesuara, se si u ndryshon adrenalina nga dita e qametit, që ata mendojnë se po afrohet. Por më dhimbset po kaq shumë atdheu, që ka mbërritur në këtë pikë…”, shkruan Patozi. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





