Transmetuar më 18-04-2017, 18:37

Një vajzë adoleshente ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një peshkaqen teksa bënte sërf në brigjet perëndimore të Australisë.

Vajza, 17 vjeçe, u nxorr në breg nga i ati dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. Në momentin e sulmit, në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe e ëma dhe dy vëllezërit e vegjël. 

I gjithë plazhi u mbyll deri në një urdhër të dytë, teksa njerëzit u këshilluan të qëndronin larg detit për të paktën 48 orë. Peshkatarët do të kontrollojnë ujërat përreth dhe më pas do të njoftojnë kur do të ri-hyhet në plazh.

Kjo pjesë e bregut të Australisë e cilësuar si zonë e mirë për sërf, është e njohur edhe për praninë e herëpashershme të peshkaqenëve.

Në Australi ndodhin pothuajse dy sulme vdekjeprurëse nga peshkaqeni në vit. Sean Pollard, një sërfist që u sulmua në të njëjtën zonë në vitin 2014 humbi dorën e djathtë dhe krahun e majtë në sulm. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd