Transmetuar më 18-04-2017, 17:48

Një nënë në West Yorkshire tha se si djali i saj ka qenë prej kohësh në qendër të ngacmimeve nga shokët e shkollës për shkak të një deformimi të fytyrës. Benji Baker, ka lindur me një kist të madh në faqen e djathtë dhe për shkak të kësaj ai është ngacmuar vazhdimisht nga shokët e shkollës.

Kathleen McGrath, nëna e Benjit, tha se fëmija është gjithmonë shumë i gjallë dhe energjik, por për shkak të ngacmimeve ai ka ndryshuar dhe është mbyllur në vetvete.

"Mësuesit nuk e kanë vërejtur ngacmimin ndaj djalit tim. Ai në një moment filloi të shprehej se nuk donte të shkonte më në shkollë, zgjohet në mes të natës duke ulëritur se nuk dëshiron të dalë për të luajtur me shokët ", thotë ajo.

Duke parë transformimin e fëmijës, Kathleen vendosi të hetojë shkaqet pse fëmija i saj kishte filluar të reagonte në këtë mënyrë, duke zbuluar ngacmimin e shokëve të cilët shumë herë e kanë ofenduar Benjin për kistin e madh në faqe.

Ndërkohë Kathleen kontaktoi një qendër që është e specializuar për të ndihmuar njerëzit me deformime të fytyrës dhe Benji tani është duke u ndjekur nga ekspertë çdo gjashtë javë dhe mjekët janë duke u përpjekur për të hequr kistin. "Tani është kthyer në normalitet, është i lumtur dhe nuk ka frikë të shkojë në shkollë dhe të luajë me shokët”, tha nëna. /b.l/noa.al./