Transmetuar më 18-04-2017, 16:02

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për shfuqizimin e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit. Komiteti i Helsinkit kërkoi shfuqizimin e disa neneve me arsyetimin se janë të papajtueshme me Kushtetutën, por Kushtetuesja ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkese.

KSHH i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo është hera e dytë që ligji për dekriminalizimin përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.  Më parë disa nene të këtij ligji u ankimuan nga avokati i ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Gjykata e cila nuk pranoi ta shqyrtonte. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd