
Pas vendimit të Prokurorisë për të sekuestruar pasurinë e bashkëshortes së deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, ky i fundit tha për gazetarët se po hetohet si gazetar dhje jo politikan.
Deputeti socialist bëri me dije se gjatë kohës që ka ushtruar profesuionin e politikanit, përveç rrogës së tij, nuk ka pasur shtim të pasurisë.
"Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është vërtyetuar cipërisht se ka 0 shtim të pasurisë time përvec rrogës së deputetit. Kjo duhet kuptuar mirë se kemi të bëjmë me një fakt. Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin Alfred Peza. Por po heton se si e ka vënë pasurinë një gazetar në Republikën e Shqipërisë. Kjo është e paprecedentë. KLëto mund të ishin hetuar fare mirë në dhjetorin e 2012-ës", u shpreh Peza.
Më tej në fjalën e tij deputeti socialist theksoi se në një vend si Shqipëria, prokuroria heton Pezën dhe jo persona që sipas tij kanë pasuri më të mëdha se ai. Ai shpjegon se nuk ka pasur asnjë post publik dhe nuk ka fituar asnjë lek nga paratë publike.
“Në një vend si Shqipëria, ku rëndom flitet dhe pranohet për persona që prej vitesh ushtrojnë aktivitet publik dhe që zotërojnë pasuri disa herë më të mëdha se unë, prokuroria gjen arsye dhe kohë mbi pasurinë e vënë nga unë, që asnjë ditë të vetme nuk ka pasur post publik dhe nuk ka fituar asnjë tender publik.
Ju takon atyre ta provojnë se për çfarë më akuzojnë. Fakti që kam një pasuri prej x lekësh nuk është provë. Një fakt i pretenduar nga Prokuroria në lidhje me diferencën e apartamentit të blerë prej 15 vjetësh, është ligjërisht i verifikueshëm”, tha Peza. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





