Transmetuar më 18-04-2017, 13:56

Rrihet dhe tentohet të merret peng një person në Berat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e hënë, ku L.L., 22 vjeç dhe M.M., 34 vjeç, banues në Berat, mbrapa stadiumit, kanë tentuar të fusin me forcë në makinë, duke goditur me grushte, 24- vjeçarin Xh.L., banues në Berat.

Dy të rinjtë të afërm me njeri tjetrin, e akuzonin 24- vjeçarin se kishte dijeni për vjedhjen e banesës tyre, ngjarje e ndodhur para disa muajsh.

Por i riu ka bërë rezistencë duke mundur të shpëtojë nga duart e tyre, kjo bëri që ai të drejtohet për në polici, për të denoncuar gjithë çfarë i kishte ndodhur.

Uniformat blu u bënë në lëvizje, duke arrestuar dy të dyshuarit nën akuzën e vetëgjyqësisë, ndërkohë që ndaj tyre vijojnë ende hetimet. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd