Transmetuar më 18-04-2017, 13:13

Një grua në Lushnje i ka dhënë fund jetës duke u varur në kasollen e bagëtive.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, e hënë në fshatin Kamçisht, ku në kasollen e bagëtive afër banesës, është vetëvarur 53- vjeçarja Dh.P.
Nga hetimet paraprake dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar depresive. Bazuar në deklarimet e familjarëve, e ndjera prej kohësh vuante nga depresioni.
Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lushnjes, për vlerësim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





