Transmetuar më 18-04-2017, 11:11

Të gjithë ata që posedojnë armë pa leje do të kenë afat për dorëzimin e tyre deri në datën 31 dhjetor të këtij viti. Vendimi për shtyrjen e afatit, është marrë në mbledhjen e radhës të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ku deputetët thanë se deri më tani rezultatet për dorëzimin e armëve kanë qenë të kënaqshme.

 “Rezultatet deri tani kanë qenë mbresëlënëse. Janë dorëzuar vullnetarisht shumë armë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë publike”, tha deputeti socialist Pirro Lutaj.

Kjo nismë, ka për qëllim që të shmangë ndjekjen penale të personave që mbajnë armë pa leje, dhe në rast të dorëzimit vullnetar, i shmangen përgjegjësive ligjore. Afati i fundit për dorëzimin e tyre ishte fundi i muajit prill. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd