Transmetuar më 18-04-2017, 10:43

Arrestohet një çift shqiptar, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në Milano. Mësohet se ata banonin në lagjen “Niguarda” të qytetit verior, teksa Policia Financiare e Milanos ushtroi edhe kontrolle në banesën e tyre.

Brenda ambienteve, në 3 garazhet në zotërim të çiftit shqiptar, janë gjetur 122 kg marijuanë, 4 kg kokainë, 132 gram hashash, një pistoletë me 46 plumba dhe 10 mijë euro cash.

Financa italiane i ka sekuestruar çiftit shqiptar 3 automjete e disa aparatura informatike. Nuk bëhet i ditur identiteti i tyre, pasi po punohet për të zbuluar të tjerë bashkëpunëtorë në rrjetin e trafikimit të drogës.  /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd