Transmetuar më 18-04-2017, 09:58

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Fier-Ballsh,

Pasditen e djeshme, e hënë, Kadri Bali, 23 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur “Ofiçinë e Vjetër”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Honda ” me targë FR 5159 D, ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjerja A.L, 19 vjeçe, banuese në fshatin Drizë, Fier.

Dy të rinjtë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Balit i’u komunikua arresti në spital, ndërsa ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd