Transmetuar më 18-04-2017, 09:56

Ashtu siç ishte parashikuar, kuvendi do të mblidhet sot në orën 18:00 në seancë plenare, për të votuar kandidatët për dy komisionet e reja ad-hoc që përzgjedhin anëtarët e organeve të vettingut. Dy komisionet e parashikuara për t’u votuar në senacën e kësaj të marte janë përkatësisht me 12 dhe 6 anëtarë, të propozuar nga mazhoranca dhe opozita me numra të barabartë.

Me shumë gjasë mazhoranca do të arrijë të votojë kandidaturat e propozuara prej saj, por gjithësesi, votimi nuk ka vlerë në një kohë kur opozita mungon në seancë prej dy muajsh dhe nuk ka dorëzuar asnjë emër për këto komisione.

Pak ditë më parë, parlamenti votoi anëtarët e mazhorancën për komisionin e vettingut, i cili mbetet nul për shkak të bojkotit të opozitës, dhe mungesës së kandidaturave nga ana e saj. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd