Transmetuar më 17-04-2017, 20:54

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka ironizuar me situatën e kultivimit masiv, sipas tij të hashashit, duke thënë se “kryeministri Edi Rama do të mbahet mend për zhdukjen e bletëve.

Sipas Blushit, nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur.

“Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro”-shkruan Blushi në Facebook.

Postimi i plotë i Ben Blushit:

KRYEMINISTRI QË VRET BLETËT

Edi Rama do mbahet mend per shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve. Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur. Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?/a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd