Transmetuar më 17-04-2017, 20:18

Goditet në Vlorë një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë.

Gjatë ditës së sotme

Gjatë ditës së sotme në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike.

Pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetin e zonës së quajtur "Shën Jani".

Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf, filluan krehjen e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë.

Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd