Transmetuar më 17-04-2017, 19:43

Një grua në Tiranë i ka dhënë fund jetës në një nga mënyrat më tragjike të mundshme, duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Manol Konomi” në Tiranë, ku mësohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen 62-vjeçarja Luljeta M., banuese në Tiranë.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë konstatuar gruan e përgjakur e cila gjeti vdekjen e menjëhershme sapo u hodh nga pallati.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nuk dihen motivet që e shtynë gruan të ndërmerrte  një akt të tillë fatal për jetën. Materialet në ngarkim të kësaj çështje i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd