Transmetuar më 17-04-2017, 13:35

Një i ri i shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodrës, ka arritur që të arratiset në rrethana jo shumë të qarta.

Bëhet fjalë për M. Doçin, i cili paraditen e sotme arriti të arratiset nga komisariati, është larguar duke vrapuar në momentin që efektivët e policisë e kanë zbritur nga makina. Kjo bëri që të pezullohen dy policë, ndërsa u morën masa disiplinore për pesë të tjerë.

Doçi u shoqërua në polici nën akuzën e kanosjes, ndaj një personi tjetër. /a.y/noa.al

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd