Transmetuar më 17-04-2017, 13:00

Incidenti i pak ditëve më parë i moderatores Luana Vjollca ka shkaktuar mjaft reagime në media dhe rrjete sociale.

Menaxheri i saj ka folur në emër të Luanës, shkruan Panorama.

“Është një rast i paprecedent që mund të përfundonte tragjikisht. Nuk është marr e as pranuar absolutisht asnjë dhuratë apo lule nga ai person, përveç shqetësime e përndjekje me muaj të tërë. Na vjen keq që po abuzohet me këtë pjese e po mundohet të shtrembërohet e vërteta. Luana është munduar ta shmang në çdo mënyrë. Avokatet e tij do thonë gjithçka që ta mbrojnë apo nga kudo ku dalin këto deklarata po bëhen për ta lehtësuar gjykimin e tij!!,”-përfundon menaxheri i saj.

Vetëm pak ditë më parë Besmir Lila, fansi i Luanës është përleshur me mikun e saj Krenar Çoçaj në Tiranë për shkak të përndjekjes sistematike që i bënte moderatores

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd