
Një djalë i ri në Tiranë i cili ishte vënë në shënjestrën e policisë pasi dyshohej se kishte lëndë narkotike, nuk e ka kontrolluar veten por ka nisur të godasë me grushta një punonjëse të policisë.
Pasditen e djeshme efektivët e komisariatit nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të M..A, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë
Prangosja e të riut u bë pasi në rrugën “Njazi Frakulla”, gjatë një kontrolli i’u gjet një sasi lëndë narkotike kanabis sativa. Por më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, 23- vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grusht punonjësen e Patrullës së Përgjithshme, të komisariatit Nr.1, shtetasen A. M.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 14.6 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





