Transmetuar më 17-04-2017, 10:18



Një aksident tragjik i ndodhur mes Udine dhe Pradamano mbrëmjen e së dielës në Itali, i ka marrë jetën një emigranti shqiptar.
Bëhet fjalë për 31- vjeçari Doroan Alikollari, i cili jetonte në Pradamano bashkë me familjen.
Ai po udhëtonte me një makinë tip ‘Golf’, kur rreth orës 22.45 të mbrëmjes së djeshme, doli befas nga rruga duke u përplasur me një makinë, ku një pjesë e mjetit u shtyp.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, Alikollari gjeti vdekjen e menjëhershme. Për të nxjerrë trupin e të riut i cili ishte bllokuar mes llamarinave, u desh ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





