Transmetuar më 17-04-2017, 07:29

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë, ka bërë që të “shkrihet” policia e portit të Durrësit.

Paraprakisht bëhet e ditur se dhjetë punonjës policie, përfshirë dhe shefin e policisë së portit janë arrestuar, pas bllokimit të një kamioni me 8 tonë kanabis sativa në Itali.

Mes të arrestuarve ka dhe doganierë, të dyshuar se kanë lehtësuar kalimin e kamionit me “mall” drejt shtetit fqinj.

Ky operacion është zhvilluar gjatë pasdites së të dielës, ndërkohë që vjen vetëm dy ditë pasi kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, patën këtë të premte një takim urgjent në Prokurorinë e Durrësit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd