Transmetuar më 16-04-2017, 14:43

Lindi me tetë gjymtyrë, por tashmë do mund të ketë një jetë si të gjithë fëmijët e tjerë. Vogëlushi Karam, ishte i prekur nga një keqformim i rëndë, për shkak të një binjaku i cili nuk ishte zhvilluar siç duhej.

Pak pas lindjes, prindërit e tij në Irak, udhëtuan drejt Indisë, ku vogëlushi vetëm 7 muajsh u operua nga mjekët e Jaypee Hospital në Dehli, duke i hequr gjymtyrët e tepërt.

Një ndërhyrje e vështirë dhe një rast tej mase i rrallë, thotë mjeku që kreu ndërhyrjen, Gaurav Rathore, shkruan noa.al.

Në pjesën e parë të operacionit u hoqën gjymtyrët që dilnin nga stomaku i të voglit, ndërsa më pas mjekët korrektuan edhe një problem kardiak të shkaktuar prej keqformimit, ndërsa më pas u hoqën edhe gjymtyrët e tjera.

“Është fëmija im i vetëm, fëmija i parë dhe është gjithmonë i veçantë. Kishte shumë rreziqe, por nuk e humba asnjëherë shpresën”, deklaroi babai i Karam, Sarwed Ahmed Nadar, duke folur për mediat këtë të premte./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd